Treffen mit dem kosovarischen Botschafter in Berlin

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, Kryesia e Unionit të Bizneseve (UB) në përbërje nga: kryetari, z.Nazmi Viqa, nënkryetari, z.Gani Nuha , anëtari i Kryesisë, z.Vllaznim Kelmendi, si dhe Drejtori ekzekutiv, z.Fadil Abdullahu, u pritën nga Ambasadori, z. Faruk Ajeti.
Z. Viqa e njoftoi Ambasadorin Ajeti lidhur me aktivitete aktuale te UB, qëllimet dhe strategjinë e saj, ristrukturimin, themelimin e gjashtë degëve në Gjermanisi, hapjen e zyrës në Prishtinë, si dhe interesimin e Kompanive të reja për t‘u bërë pjesë e UB.
Nënkryetari i parë, z. Gani Nuha falenderoi gjithashtu Ambasadorin dhe ngriti dy çështje: ate të marrveshjes për tatimin e dyfisht mes Kosovës e Gjermanisë, si dhe kontigjentës për angazhimin e Kompanive nga Kosova me stafin e tyre në kryerjen e projekteve të caktuara në Gjermani, siç e kanë shtete tjera të Ballkanit.
Ambasadori, z. Faruk Ajeti, duke falenderuar për vizitën, potencoi se Ambasada e Republikës së Kosovës vazhdimisht do t‘i ketë dyert e hapura për Diasporën dhe shoqatat që veprojnë ne Berlin e Gjermani. Ai do të kujdeset që krahas diplomacisë politike, të krijoj çasje që përmes Unionit të Bizneseve të mund t‘i jepet fokus edhe diplomacisë ekonomike.
Marrveshja për tatimin e dyfisht, sipas Ambasadorit është në fazën finale dhe para nënshkrimit. Rëndësi e veçantë po i kushtohet edhe mësimit plotësues të shkollës shqipe në Gjermani. Gjithashtu edhe Investitorët që planifikojnë të investojnë në Kosove, do të kenë përkrahjen e Institucioneve. UB si zëri i tyre i aktikuluar, do të ketë respektin maksimal institucional dhe Projektet e saja do të përkrahen në vazhdimësi nga Ambasada e Kosovës në Berlin dhe të gjitha Konsulatat në Gjermani.
Ishte qëndrim i përbashkët që komunikimi në mes të UB dhe përfaqësive të Kosovës, për tema të përbashkëta që prekin interesat e Kompanive shqiptare në Gjermani, të vazhdoj direkt dhe i thjeshtëzuar.
Berlin, 12.12.2022
Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani
Erfolg verbindet!
Suksesi krijon lidhjet!