Mikëpritje të veçante për anëtarët e Kryesisë së Unionit të Bizneseve (UB) gjatë takimit në Baden Württemberg nga z. Jahi Imeri
Mikëpritje të veçante për anëtarët e Kryesisë së Unionit të Bizneseve (UB) gjatë takimit në Baden Württemberg, ofroi z. Jahi Imeri nga Shkupi, pronar i restoranit ma të ri në 77955, Ettenhem “Jackys Glashaus”, njëherit anëtar i UB.
Z. Imeri një gastronom me përvojë të gjatë prezentoi para Kryetarit të UB z. Nazmi Viqa dhe anëtarëve të kryesise së UB biznesin e tij ma të ri me investim milionësh që ka themelu, si dhe formën organizative dhe sukeset e sfidat e tija.
Ishte knaqësi e veçant, mikëpritja, ushqimi dhe organizmi i punëve në ketë restorant me pronar shqiptar.
UB do të vazhdoj që në të gjitha platformat e saja elektronike të bëjë promovimin e sukeseve të të gjithë afaristave të suksesshëm në Gjermani.
Një storje suksesi ishte edhe kjo e “Jackys Glashaus” të cilën do ja rekomandojmë gjithësecilit që levizë në ketë anë, që ta vizitoj.
Erfol verbindet!
Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani