Momente nga takimi me afarist Shqiptar në Berlin.

Momente nga takimi me afarist Shqiptar në Berlin.
Kryetari i Unionit të Bizneseve (UB), Nazmi Viqa, së bashku me nënkryetarin, Gani Nuha , anëtarin e Kryesisë Vllaznim Kelmendi, si dhe Drejtorin menaxhues, Fadil Abdullahu, në vazhdën e takimeve me biznese shqiptare në Gjermani, sonte në Restoranin “La Stala” te Nazmi Limani nga Radusha, bashkëbiseduan me disa afarist të Berlinit me rrethinë.
Udheheqësia e UB u ndje e priviligjuar që në mesin e afaristëve, të cilët vijnë nga treva të ndryshme shqiptare, takuan biznese shumë të suksesshme të profileve të ndryshme.
Të pranishmit u njoftuan rreth aktiviteteve të fundit të UB dhe riorganizimit të Degës në Berlin, e cila pritet te formalizohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Interesimi për kyçjen e bizneseve të reja, duke u anëtarsuar në UB, po vazhdon të rritet. Afaristët shqiptar në Gjermani nuk hezitojnë t’i bashkojnë forcat për projekte të përbashkëta si në vendet ku jetojnë, ashtu edhe në Vendlindje.
Erfolg verbindet!
Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane
Berlin, 11.12.2022