Vizita ne konsulaten e Republikes se Kosoves ne Düsseldorf
Nënkryetari i Unionit të Bizneseve z. Gani Nuha, së. bashku me Drejtorin ekzekutiv, z. Fadil Abdullahu, në ambientet e Konsulatës së Republikës së Kosovës në Düsseldorf dhe në prani të Konsulit z. Kenan Islami, pritën në një takim pune Kryetarin, z. Sheqer Ukaj dhe Drejtoreshën zonj. Arieta Vula Pozhegu nga shoqata e përpunuesve të drurit nga Kosova, te cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësuesit/këshilltarët e GIZ-it zonj. Karen Konopka dhe z. Muhamed Bajrami.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi i ndersjellët dhe shqyrëtimi i mundësive të harmonizimit të hapave të përbashkët me qëllim të krijimit të mundësive më të mëdha të plasimit të produkteve të Industrisë së drurit, made in Kosova , në tregun e Gjermanisë.
Z. Nuha, i njoftoj të pranishmit mbi strategjinë e re të Unionit të Bizneseve shqiptare në Gjermani, që përmes stafit operativ ti jepet shtytje të gjitha projekteve që vijnë nga Vendlindja dhe ansajelltas, të nxisim anëtarësinë e Unionit për investime serioze dhe të qëndrueshme në Vendlindje.
Udhëheqësit e shoqatës së përpunimit të drurit si dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe të Unionit nga GIZ, gjithashtu u zotuan se do të na mbështesin të dy shoqatat në projektet e përbashkëta, që do të jenë në të mirë të zhvillimit të prodhimtarisë të Industrisë në fjalë në Kosovë.
Derisa Konsuli z. Kenan Islami, duke i prezentuar të pranishmëve ambientet e Konsulatës së Republikës së Kosovës në Düsseldorf, u shpreh i gatshëm ti mbajë në vazhdimsi dyert hapur të Konsulatës për takime të tilla dhe përkrahje të bizneseve nga Kosova e Diaspora.