Panairi i Bizneseve ne Viene
Me daten 15.10.2022, me ftesë të Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve në Austri, z. Yll Blakaj, Drejtori i Unionit të Bizneseve, Fadil Abdullahu, vizitoi Panairin e Bizneseve në Vjenë. Krahas takimit të Bizneseve B2B nga Austria , në këtë panair ishin të pranishëm edhe disa Kompani nga Kosova
Fokus dhe dëshirë e të gjitha kompanive shqiptare prezente që veprojnë në Austri e Kosovë gjithësesi se ishte edhe tregu i Gjermanisë.
Keto biznese u njoftuan nga Drejtori Abdullahu me zhvillimet e reja te Unioni i Bizneseve në Gjermani dhe fuqizimit të saj, për të cilat ishin ngritë pritje të mëdha nga Bizneset ne Austri e Kosovë, me synim bashkëpunimin për qëllime të pêrbashkëta.
Unioni i Bizneseve sapo të themelojë deget e saja në tërë RF të Gjermanisë , përmes stafit të saj operativ do të ndërtojë raporte bashkëpunuese, për të mirën e anëtarëve të saj, më të gjitha shoqatat biznesore që veprojne në Vendlindje dhe jashtë saj.