Unioni i bizneseve urë lidhëse në mes kompanive në Kosovë e Gjermani

Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, po vazhdon vazhdën e takimeve, me kompani të ndryshme në Kosovë, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv Fadil Abdullahu, anëtari i kryesisë Bekim Borovci si dhe zyrtarja e Unionit Yllresa Shala, të cilët vizituan kompaninë “Ciao Berto”.
Unioni i bizneseve u mirëprit nga Bekim Krasniqi, i cili falënderoi Unionin për prezencën e tyre në takim, kujdesin dhe natyrisht ishte dakord që Unioni ka një potencial të madh përmes bizneseve anëtare, që me arrit me plasu produktin e tyre edhe më gjerë në tregun e Gjermanisë.
Gjatë takimit anëtari i kryesisë Bekim Borovci tregoi se Unioni i Bizneseve ka për qëllim që të jetë sa më afër anëtarëve të saj, që të kujdeset për urat lidhëse në mes kompanive qoftë nga Kosova qoftë nga Gjermania përmes Unionit të jenë funksionale.
Ciao Berto gjatë takimit bëri të ditur rikthimin e tij si anëtar në Union, dhe e veçanta e këtij takimi ishte dorëzimi i një mirënjohje nga ana e UB, të cilën edhe e pranoi seniori, themeluesi i kësaj Kompanie shumë të suksesshme z. Ejup Krasniqit, i cili e kishte krijuar kompaninë në vitet e 90-ta, e cila është kompani për prodhimin e mobiljeve dhe tani përdorë teknologjinë e fundit në këtë fushë.
Ciao Berto ka fabrikën në dy lokacione, Vushtrri dhe afërsi të Prishtinës me sipërfaqe prej mbi 15.000m2, sallonin në Prishtinë e aktualisht është duke exportuar në Evropë dhe në SHBA.
Suksesi krijon lidhjen!
Unioni i bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani
0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert