Edhe Banka Kombëtare Tregtare së bëhet anëtare Premium në Union e Bizneseve

Kryetari i Unionit te biznese shqiptare – gjermane në Gjermani, Nazmi Viqa së bashku me anëtarët e kryesisë Vllaznim Kelmendi, Bekim Borovci, drejtori ekzekutiv Fadil Abdullahu si dhe zyrtarja e Unionit Yllresa Shala, vizituan Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), në Kosovë.
Aty u pritën nga drejtori i BKT Suat Bakkal Dhe Albion Mulaku.
Gjatë takimit, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), u njoftua nga Kryetari Viqa rreth aktiviteteve të Unionit të Bizneseve në Gjermani si dhe hapjen e zyrës në Kosovë. Gjithashtu edhe për anëtarët e rinj që kanë filluar të bëhen në Kosovë, e që u shprehen shumë të kënaqur që edhe BKT tash e tutje të jetë anëtar Premium i Unioni të Bizneseve.
Drejtor i BKT-së falënderoi Unionin e Bizneseve për vizitën dhe tregoi se BKT është duke vazhduar të punoi në përfaqësimin sa më të mirë të rritjes së cilësisë së shërbimeve financiare dhe bankare, duke prezentuar platforma të caktuara bankare, apo edhe në e-commerce.
Udhëheqësit e BKT-së u zotuan se do të jenë të gatshëm që të përkrahin anëtarët e UB në financimin direkt të projekteve të tyre investive këtu në Kosovë, dhe po shikohen mundësitë që kjo të bëhet edhe jashtë saj.
BKT do të jetë e gatshme që përmes një memorandumi të bashkëpunimit të ofroj çasje të shpejt dhe të lehtë në financa për të gjithë anëtarët e UB dhe më gjerë, si dhe të mundësoj transfere të sigurta, të lehta e me kosto të arsyeshme për Diasporën në përgjithësi.
Anëtari i Kryesisë Vllaznim Kelmendi, njëherit edhe në cilësinë e drejtorit të financave në UB, BKT-së i uroj mirëseardhje, duke e pa këtë anëtarësim si një benefit për të gjitha kompanitë anëtare.
Suksesi krijon lidhjen!
Unioni i bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani
0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert