Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane, vazhdon me prezantimin e kuadrove të reja
Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, do të prezantoi disa kuadra shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Kësaj radhe vizituam vëllezërit binjak Hadiz dhe Hariz Ferati në Troisdorf.
Dy vëllezërit binjak janë me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë, të lindur dhe të rritur në Gjermani me profesion magjistra të arkitekturës. Të cilët kanë zyrën e tyre të arkitekturës “RDF-Planung”, por që gjysmë orari punojnë edhe për qytetin Köln të Gjermanisë, ku udhëheqin projekte të ndryshme për arkitekturë.
Hadizi dhe Harizi, dy arkitekt të shkëlqyer merren edhe me projektime të arkitekturës në ndërtime të larta.
Ndryshe vëllezërit binjak janë djemtë e Ferat Feratit, ku ky i fundit është pjesë e Unionit të Bizneseve që disa vite,me kompaninë e tij “Ferati GmbH”.
Është kënaqësi për Unionin e Bizneseve që i bëri vizitë këtyre të dy rinjve shumë të suksesshëm në rrethinën e qytetit të Kölnit, të cilët me projektet e tyre tregojnë që kanë një cilësi shumë të lartë dhe të cilët është kënaqësi për Unionin e bizneseve me i prezantua dhe pasqyrua para anëtarëve të tyre si kuadrat të cilët mund të jenë motiv për shumë të rijnë dhe të reja.
Sikur për Hadizin dhe Harizin, Unioni i Bizneseve do të vazhdojë të identifikoi edhe kuadro tjera që kemi të fushave të ndryshme, të cilët do të prezantohen në vazhdimësi këtu në rrjetet sociale apo edhe në platforma të ndryshme të Unionit.
Suksesi krijon lidhjen!
UNIONI I BIZNESEVE
Hinterlasse einen Kommentar
An der Diskussion beteiligen?Hinterlasse uns deinen Kommentar!