Sekuenca nga trajnimi në fushën ndërtimore, të paluejtshmërive dhe mbrojtjes në punë

Në Gjermani, ligji i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme në vazhdimësi po pëson ndryshime shkak i krizave ndërkombëtare dhe standardeve mjedisore. Në Köln të Gjermanisë, është mbajtur një trajnim një ditor lidhur me ndryshimet në disa pika të ligjit ndërtimor, ligjit për palujtshëmri, ligjit për mbrojtjen në punë në projekte ndërtimore.
Trajnim ky i organizuar për herë të parë i këtij lloji nga Unioni i Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, në bashkëpunim me kompaninë profesionale “Oppenhoff”, me ekspert e avokat të mirënjohur, e cila kompani konsiderohet ndër lideret në Gjermani në fushën e shërbimeve juridike-ekonomike, pjesë e së cilës është edhe Avokati shqiptar me prejardhje nga Ulqini, Dr. Nefail Berjasevic, njëherit profesor universitar i të drejtës ekonomike në Universitetin Siegen,me një përvojë mbi 14 vjeçare në këtë Universitet.
Avokatët e respektuar të kësaj kompanie prezantuan për disa anëtar të Unionit të Bizneseve, në mënyrë profesionale dhe me shembuj, ndryshimet ligjore për tendencat dhe zhvillimet më të fundit në fushat e kontrollit të çmimeve, rreziqeve të përgjegjësisë, projekteve të ndërtimit në falimentim dhe ESG.
Për kontrollin e çmimeve, se si ta mbrojmë kompaninë kundër rritjes së kostos gjatë projektit dhe si ta përgatisim më mirë kompaninë për vonesat me nënkontraktorët e të tjera, ka folur avokati i mirënjohur Marvin Rochner, Avokat, Partner Junior, Oppenhoff.
Kurse për rrezikun në ndërtim dhe përgjegjësisë, se si ta ndajmë fushën tonë të përgjegjësisë dhe përgjegjësisë nga ajo e akterëve të tjerë? Si të shmangim rreziqet e paparashikueshme të përgjegjësisë për kompaninë dhe menaxhmentin në rast dëmtimi?, kanë folur avokatët Jörn Kuhn, Avokat, Avokat Specialist për të Drejtën e Punës, Partner, Oppenhoff dhe Marvin Rochner, Avokat, Partner Junior, Oppenhoff.
Për projektet e ndërtimit në falimentim, se si mund të siguroj kompania me pretendimet kundër falimentimit të klientit? Cila është praktika më e mirë aktualisht në treg?, ka folur Marc Alexander Häger, LL.M., Avokat, Partner, Oppenhoff.
Dhe për ESG, se cila janë tendencat dhe perspektivat në negocimin dhe zbatimin e standardeve mjedisore në kontratat e pasurive të paluajtshme?, kanë folur avokatët Marc Alexander Häger, LL.M., Avokat, Partner, Oppenhoff dhe Marvin Rochner, Avokat, Partner Junior, Oppenhoff.
Unioni i bizneseve i është shumë falënderues, Dr Nefailit për përkrahjen e vazhdueshme që i jep Unionit të Bizneseve, jo vetëm në fushën e këshillimeve, por edhe në trajnime të llojeve të tilla.
Pjesëmarrësit e Unionit në këtë takim, kryesisht ishin nga fusha e ndërtimeve, palujtshëmrive, pika të cilat përkonin edhe me temat që u diskutuan në këtë trajnim.
Unioni i Bizneseve do të vazhdojë me trajnime të tilla edhe në vendet të tjera, ku pikënisje tjetër mendohet të jetë edhe një takim në Frankfurt, ku zyra e avokaturës Oppenhoff ka një gjithashtu edhe një seli të saj.
Trajnimet të tilla janë të mirëseardhura, ku prekun shumë tema që ballafaqohen afaristë shqiptar në Gjermani dhe në të ardhmen do të mbahen në fusha të ndryshme.
Suksesi krijon lidhjen!
UNIONI I BIZNESEVE
0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert