Unioni i Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, takim me afarist në Republikën e Bavarisë

Këtë të shtune në Mynih të Gjermanisë u mbajt një takim me disa afarist të suksesshëm të kësaj Republike.

Drejtori i ekzekutiv i Unionit të Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, Fadil Abdullahu, së bashku me kryetarin e Degës në Hessen, Ukë Blakaj, Kryetarin e Degës në Baden Ëürttemberg, Besim Preniqin dhe nënkryetarin nga Saarlandi, Irfan Ternava, ka bërë një prezantim rreth, historikut, qëllimeve, benefiteve, sfidave, përgjegjësive e principeve të Unionit të Bizneseve. Takim ky i mbajtur në Republikën e Bavarisë, në Hotelin “Innspire”, të afaristit shqiptar Gazi Ademaj, njëherit edhe pronar i Kompanisë AG Bau GmbH.

Në vitin e 10 vjetorit të themelimit të Unionit të Bizneseve, drejtori Abdullahu, para të pranishmëve prezantoi disa pika nga e kaluara, aktualja,  si dhe theks të veçantë i kushtoi katër objektivat strategjike të miratuara nga kryesia e Unionit, e të cilat po implemetohen hap pas hapi, dhe që janë:

– Krijimi, forcimi dhe mirëmbajtja e urave lidhëse në mes të anëtarëve të UB në Gjermani.

– Përfaqësimi dhe përkrahja e anëtarëve pranë institucioneve dhe shoqatave gjermane.

– Krijimi i urave të bashkëpunimit me kompanitë nga vendlindja dhe hapja e mundësive të plasimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre në tregun Gjerman dhe anasjelltas.

– Bashkëpunimi dhe përkrahja e institucioneve dhe shoqatave në vendlindje me përvojë, dije dhe investime.

Poashtu gjatë këtij takimi të pranishmit u njoftuan edhe për detaje të tjera se si janë procedurat për t’u bërë anëtarë të Unionit.

Në këtë takim kishte afarist të suksesshëm të bizneseve të ndryshme jo vetëm nga qyteti i Mynihut, por dhe më gjerë, ku shihej një interesim i jashtëzakonshëm që Unioni i Bizneseve të shtrihet fuqishëm edhe në këtë Republikë.

Republika e Bavarisë është njëra prej Republikave më të fuqishme ekonomike të Gjermanisë dhe bizneset shqiptare që operojnë në këtë Republikë janë një numër i madh dhe i respektueshëm këtu.

Pas prezantimit të bërë, të pranishmit diskutuan hapur lidhur me modalitetet, qëndrimet dhe interesimet e tyre ku dhanë rekomandime të ndryshme se si e shohin ata degën e Bavarisë.

Njëherit në këtë takim u caktuan disa koordinator nga regjione të ndryshme të Bavarisë që të vazhdojnë punët dhe së shpejti të bëhet formalizmi i degës së Unionit të Bizneseve në Gjermani për Republikën e Bavarisë.

Erfolg Verbindet!

Suksesi krijon lidhjen!

Mynih, 25 shkurt 202

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert