Haradinaj vizitoi Unionin e Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku më deputeten Time Kadriaj dhe dy kryetarët e komunave nga Theranda, Bali Muharremaj dhe Rahoveci, Smajl Latifi, në Mynih të Gjermanisë janë pritur nga drejtori ekzekutiv i Unionit i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani, Fadil Abdullahu, shoqëruar nga Kryetarët e Degëve Hessen/Rhein-Lahn Pfalz/Saarland dhe Baden Württemberg, Ukë Blakaj, Besim Preniqin, kryetar,Irfan Ternava, nënkryetar, si dhe disa afaristë po të kësaj zone.

Drejtori i Unionit, z. Abdullahu, të pranishmit i njoftoi mbi historikun e Unionit, objektivat strategjike të shoqatës së Bizneseve, e në veçanti potencoi objektiven e lidhshmërisë së bizneseve nga vendlindja me bizneset që veprojnë në Gjermani dhe anasjelltas.

Në anën tjetër kryetari Haradinaj, u zotua se së bashku me deputetet e tij, që Unionin do ta përkrah në të gjitha ato procese të cilat janë në favor të zhvillimit dhe shtritjes së bizneseve të diasporës në vendlindje.

Kurse kryetarët e komunave u zotuan se do të përdorin autoritetin e tyre, gjegjësisht infrastrukturën që ofrojnë komunat, që në parqet industriale të tyre, ku bizneset që vijnë nga këto komuna duan të investojnë në Kosovë do t’ju jenë pranë gjegjësisht do t’i krijojnë mundësitë dhe kushtet për zgjerimin e veprimtarive të tyre.

Poashtu, Kryetari Haradinaj në shenjë mirënjohje dhe respekti për afaristët e Unionit të Bizneseve shqiptare-gjermane, ndau një mirënjohje, të cilën e pranoi drejtori ekzekutiv, Fadil Abdullahu.

Unioni i Bizneseve vazhdon t’i respektoj të gjitha institucionet e vendlindjes, sepse vetëm bashkë mund të arrihen qëllimet për një diasporë të suksesshme me potenciale të mëdha investive.

Pikërisht për të qenë sa më afër bizneseve në Kosovë, Unioni i Bizneseve ka hapë edhe zyrën e saj në Prishtinë.

Mynih, 25.02.2023

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert