Prezantimi i anëtarit më të ri Premium të UB-së në Kosovë, Azem Kastrati

Unionit të Bizneseve shqiptare dhe gjermane – dega në Kosovë, nga sot i shtohet edhe një anëtar i ri Premium gjegjësisht, Kompania FLORI Eng. Sh.p.k.

Zyrtarja e Unionit të Bizneseve – dega në Kosovë, znj. Yllresa Shala, është pritur në takim nga përfaqësuesi i Kompanisë Flori, Z. Azem Kastrati, takim ky i cili ka pasur prioritet thellimin e bashkëpunimit me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Gjatë takimit z. Kastrati, kompaninë FLORI eng, e ka prezantuar si kompani shumëvjeçare, e cila është themeluar në Prishtinë dhe është e specializuar në shumë fusha të ndërtimit, në atë të arkitektëve, inxhiniereve, menaxhereve, ekspertëve për siguri në punë, teknikëve të specializuar dhe punëtorëve profesional me përvojë shumëvjeçare, ku qëllimi i kësaj kompanie është realizimi i çdo projektit në mënyrë cilësore dhe të suksesshme.

Poashtu, përfaqësuesi i kompanisë Flori eng, ka potencuar se qëllimi i anëtarësimit në UB është arritja e bashkëpunimit në mes kompanisë së tij, dhe Unioni të Bizneseve për realizimin e objektivave të dyanshme.

Zyrtarja, Znj. Shala, në emër të Unionit të Bizneseve ka falënderuar përfaqësuesin e Kompanisë FLORI eng. dhe ka pajisura më certifikatën e falënderimit, si anëtarë më i ri Premium në Kosovë.

Unioni i Bizneseve rëndësi të veçantë i kushton rritjes së numrit të anëtarëve, të cilët mund të sjellin një vlerë të shtuar në UB-it.

Prishtinë, shkurt 2023

Unioni i Bizneseve shqiptare dhe gjermane

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert