Unioni i Bizneseve në projekte të përbashkëta me USAID-in

Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, Fadil Abdullahu, sëbashku me anëtarin e kryesisë Bekim Borovci, zyrtaren e zyrës së UB në Prishtinë, Yllresa Shala si dhe drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës për Përpunimin e Drurit në Kosovë, Arjeta Pozhegu, vizituan USAID-in, ku u priten nga Skender Rama menaxher i projekteve në USAID, si dhe Rexhep Ilazi, udhëheqës i projektit për Industrinë e Drurit.
Temë diskutimi gjatë këtij takimit ishte bashkëpunimi në projekte të ndryshme me USAID, e cila është e njohur për përkrahjet e bizneseve në fusha të ndryshme e në veçanti në atë të prodhimit siç është ajo në përpunimin e drurit-mobileve, njëherit industria ushqimore, teknologji – informative si dhe së fundi industria e ndërtimeve modulare.
Qëllimi i këtij takimi ishte që bashkarisht të punohet në projekte të përbashkëta, e që start do ta ketë panairin e Köln-it, që do të mbahet nga data 04 deri me 07 qershor të këtij viti, ku do të jenë prezent disa prodhues nga Kosova të përkrahur nga USAID. Panair ky që do të vizitohet edhe nga anëtarët e Unionit të Bizneseve në mënyrë të organizuar me datën 06.06.2023, dhe i cili do të jetë një mundësi e mirë që të rriten bashkepunimet në mes të prodhuesve nga Kosova dhe anëtarëve te UB në Gjermani.
Unioni i Bizneseve do të vazhdoj të jetë partner i shoqatave që përkrahin rritjen dhe zhvillimin e Kompanive nga të gjithë sektorët.
Suksesi krijon lidhjen!
Unioni i bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani
0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert