21 Ndërmarrëse nga Kosova dhe Bizneset shqiptare në Gjermani

Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, vazhdon të përkrahë bizneset në Kosovë dhe Gjermani, e me theks të veçantë gratë në biznes, ku me datën 28-29 prill do të jenë në Gjerman, ku do të organizohen takime B2B me 21 Ndërmarrëse nga Kosova dhe Bizneset shqiptare në Gjermani.
Takimet do të zhvillohet në Dyseldorf, Gjermani më 29 prill 2023, nga ora 09:00-15:00 në Hotel „NH Dusseldorf City Nord“.
Me anë të mbështetjes së USAID Compete Activity në Kosovë, Germin dhe Unionit të Bizneseve, po implementohet projekti “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” i cili ka për qëllim të lehtësojë lidhjen e bizneseve në pronësi /ose të menaxhuara nga Gratë në Kosovë, me bizneset dhe profesionistët në Diasporë.
Me këtë aktivitet synohet të rritet mundësia e bashkëpunimit mes Ndërmarrëseve nga Kosova me bizneset dhe profesionistët e diasporës në regjionin e North Rhine– Westfalia , me qëllim të fillimit/rritjes së eksportit.
Gratë ndërmarrëse të cilat janë pjesë e projektit, vijnë nga sektorët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK); Përpunimit të ushqimit; Përpunimit të drurit.
Unioni i Bizneseve ju bën thirrje të gjitha grave në biznes në rrethinë të Dyseldorfit dhe më gjerë që të jetën prezentë në këtë takim, ku do jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar mundësitë të reja bashkëpunimi dhe hapësirë profesionale e diskutimit dhe shkëmbimit të njohurive e përvojave.
0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert