Të gjithë sëbashku për investime kudo në trojet tona

Anëtari i nderit, filantropi i Unionit të Bizneseve, Z.Lazim Destani, në objektet e tija në Düsseldorf të Gjermanisë, priti kryetarin e Unionit Z.Nazmi Viqa, drejtorin ekzekutiv Fadil Abdullahu, anëtarin e kryesisë Vllaznim Kelmendi, si dhe përfaqësuesen e kryesisë Shkëndije Pacollin, njëherit edhe përfaqësuesit GERMIN, Sihana Bejtullahu dhe Ardian Lekaj.

Z.Destani për të pranishmit shtroi një darkë pune ku u diskutuan edhe shumë pika të rëndësishme ekonomike, ku me përvojën e tij i inkurajojë që bizneset të jenë sa më afër njëra tjetrës, pra për bizneset që veprojnë në diasporë dhe natyrisht në fokus të kenë gjithmonë që përveç bashkëpunimit dhe qëllimin se si ta ndihmojnë vendlindjen.

Një lidhmëri në mes të bizneseve dhe institucioneve shtetërore në vendlindje si dhe shoqatave që veprojnë atje mund të kenë një sukses të garantuar zhvillimor.

Kurse kryetari i Unionit, Z.Viqa falënderoi përfaqësuesit e shoqatave prezente si dhe nikoqirin e kësaj mbrëmje Z.Destani për pritjen dhe shprehu gatishmërinë se Unioni i bizneseve do të vazhdojë të jetë sa më pran secilit anëtar dhe do t’i gëzohet secilit sukses të anëtarëve të tyre kudo që veprojnë.

Poashtu kompania e prodhimit të veturave elektrike E.GO Mobile në Aachen të Gjermanisë, kompani të cilën e posedon Z.Destani, së shpejti hyn në  bursën e Neë York-ut dhe në ato ndërkombëtare, e para ndërmarrje shqiptare që bëhet  pjesë e institucioneve të rëndësishme financiare ndërkombëtare.

 

Düsseldorf, Gjermani

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert