“Flutura Reisen”, anëtare Premium në Unionin e Bizneseve

Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani Fadil Abdullahu, vizitoi pronarin e kompanisë Flutura Reisen, Xhevdet Ajvazin. Kryetari Abdullahu u prit nga Z.Ajvazi në zyrën e tij i cili përfaqëson edhe kompani të tjera e njëra ndër to është edhe kompania e autobusëve “Güleryüz Otomativ A.Ş”, nga Turqia, ku përfaqësinë për Gjermani e ka Xhevdeti.
Gjatë takimit Z.Ajvazi ka folur për qasjen, sfidat vështirësitë dhe sukseset e tij si dhe dëshirën e tij që investimet e tij t’i zgjerojë edhe në fushat të tjera e prioritet e ka zgjerimin në vendlindje, pra në Kosovë.
Z.Ajvazi me familjen e tij janë pothuajse të gjithë të kyçur në bizneset që i posedon e poashtu më një numër të madh të punëtorëve.
Afaristi Ajvazi është pronar i “Flutura Reisen”, me prejardhje nga Podujeva, por që shumë vite jeton dhe vepron në Gjermani. Unioni i Bizneseve, Z.Ajvazi e ka përzgjedhur si anëtar Premium me kompanitë e tij, ku ky i fundit në një të ardhme të afërt ka synim për një investim të madh në Kosovë.
Unioni i Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, vazhdon të jetë në dispozicion për secilin anëtar që ka synim për investim si në Gjermani e me theks të veçantë në vendlindje.
Unioni i Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani  

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert