Mbahet mbledhja nga kryesia e Unionit të Bizneseve

Kryesia e Unionit të Bizneseve (UB) me datën 31.03.2022, nën drejtimin e Kryetarit, Nazmi Viqa, mbajti mbledhjen e saj të radhës.

Fillimisht u aprovua protokolli i mbledhjes se kaluar, e më pas u diskutuan edhe shumë pika të tjera të rëndësishme, e theks të veçantë iu kushtua takimit që do të mbahet në Duesseldorf me datën 29 prill, i organizuar së bashku me organizatën Germin, ku do të përkrahen “Gratë në biznes”, nga Kosova. Projekti i cili nga ana e UB do të udhëhiqet nga zonj. Shkendije Pacolli dhe do të përkrahet nga zonj.Njomza Sheqiri. Poashtu prioritet gjatë këtij takimi iu dha edhe për organizimin e promovimit të hapjes së zyrës së Unionit në Prishtinë, ku do të organizohet një konferencë një ditore dhe vizitë në disa biznese anëtare që krijojnë lidhjen me Gjermani, organizim ky i cili do të mbahet me datën 09 – 10 qershor të këtij viti. Edhe mbajtja Kuvendit të përgjithshëm në formë organizative më të gjerë që planifikohet të bëhet në fillim të nëntorit në Frankfurt, me rastin e shënimit të 10 vjetorit te UB, ishte njëri prej vendimeve që mori Kryesia e UB në ketë takim të Marsit.

Ndërsa pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishin edhe shumë pika të tjera që kanë të bëjnë me operativën, si anëtarësimi i anëtarëve të rijnë në Gjermani e Kosovë, konfirmimi i koordinatoreve për Republikën e Bavarisë, etj.

Mbledhjet e kryesisë së UB do të vazhdojnë të mbahen çdo muaj, dhe atë të premteve të fundit të muajit, ku varësisht nga vendi i organizimit të takimit, do të ftohen edhe anëtar tjerë kontribuues të UB.

 

31 mars 2023

Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert