Takimi i radhës së Kryesis së Unionit me anëtarët e rrethit Bonn/ Rein-Sieg.
Takimi i radhës së Kryesis së Unionit me anëtarët e rrethit Bonn/ Rein-Sieg.
Pjesmarrës nga Kryesia ishte Kryetari Nazmi Viqa i shoqëruar nga nënkryetari, Gani Nuha, drejtori menaxhues, Bekim Bytyqi dhe sekretari, Nexhmedin Veliqi.
Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme, si riorganizimi dhe ristrukturimi i Unionit, ndryshimet organizative të shtrirjës së Unionit në Gjermani në degë. U ndëgjuan mendime dhe iniciativa të cilat do të vazhdojn në takimet e ardhshme me antarët në rajonet tjera të Gjermanis.
U shfletua dhe u diskutua poashtu agjenda e aktiviteve të planifikuara të Unionit për pjesën e dytë të vitit 2022.
Njëra nga temat ishte edhe fillimi i procesit të themelimit të një shoqërie aksionare të përbashkët investimesh nga antarët e Unionit.
Kjo do të lehtësonte rrugën e çasjes së pjesmarrjës në projektet e ndryshme, si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë.
Kjo u shtjellua me gjerë nga Skender Xhakaliu, ish Ambasador i Kosovës në Berlin, i ngarkuar nga Unioni në cilësin e këshilltarit të Kryesis/Unionit për fushat e menaxhimit të projekteve dhe rrjetit administrativ.
Takimi u pëtmbyll me zgjedhjen e Koordinatorit të ri për Bonn/Rhein-Sieg, Mentor Shehu. Zgjedhja e tij do jetë vazhdimėsi e rrugës së këtij rrethi, të cilin me sukses deri tash e drejtoj si Koordinator, Fatbardh Blenishta