Në kuadër të takimeve promovuese të Unionit, dje u mbajt tryeza me afaristët e rrethit Koblenz dhe Lahnstein.

Në kuadër të takimeve promovuese të Unionit, dje u mbajt tryeza me afaristët e rrethit Koblenz dhe Lahnstein.
Pjesmarrës nga Kryesia ishte Kryetari Nazmi Viqa i shoqëruar nga nënkryetarët, Gani Nuha dhe Zenun Krasniqi, drejtori i financave, Vllaznim Kelmendi dhe sekretari, Nexhmedin Veliqi.
Poashtu Kryesia ishte e shoqëruar nga Koordinatorët e Unionit nga pjesët e ndryshme të Gjermanis.
Në takim u shfletue rrugëtimi i Unionit që nga fillimi, projektet, organizimet, promovimi i vizionit dhe agjenda e planifikuar për pjesën e dytë të vitit 2022.
Gjatë takimit u bashkëbisedue për temat të ndryshme nga fusha e ekonomisë dhe afarizmit. Ndër tjera tema u shtjellua përparësia e antarsimit në Union, rrjetizimi i afaristëve dhe mundësia e bashkëpunimit të antarve në projektet e përbashkëta.
Afaristët pjesmarrës e prezentuan fillimisht afarizmin që e ushtrojn aktualisht dhe pritjet e tyre ndaj Unionit pasë antarsimit të tyre.
Në përmbyllje të takimit Unioni u pasurue edhe me dhjetra antarë të rinj, të cilëve përzemërsisht ju dëshirojm mirë se ardhje në Union dhe fillim të mbarë bashkëpunimi me antarët tjerë të Unionit.