NUHA GMBH, rrugëtim suksesi dhe krenarie në fushën e afarizmit të diasporës shqiptare në Gjermani.

NUHA GMBH, rrugëtim suksesi dhe krenarie në fushën e afarizmit të diasporës shqiptare në Gjermani.
Gani Nuha sot (02.09.2022) në panairin e Köln-it / Köln Messe ne prani të bashkëpuntorve dhe stafit të firmës përshëndeti kryesin e Unionit të Bizneseve, gjatë se cilës njoftoj për rrjedhjat e punës së ndërtimit të projektit me të madhë në Gjermani.
Mediumet vendore këtë projekt, pas përfundimit të ndërtimit, e cilësojn si panairi më i madhi në botë i ndërtuar brenda një qyteti deri tash.
Sa për ilustrim të shkurtë, projekti i cili bartët dhe udhëhiqet nga Nuha GmbH, përmban volumin e ndërtimit me 14440 kubik betonimi, 3319 tonë armatur dhe 60962 metra katror ‚Schalung‘.
Firma Nuha GmbH shquhet si firma lidere në fushën e ndërtimit në republikën e NRW s dhe me përtej.
Gjithashtu ishte ndër firmat e para të themeluara në diasporen shqiptare, e cila punëson një stafë qindra punëtorësh dhe poashtu ju ofron punë dhjetra firmave tjera shqiptare të kësaj ane.
Ndërsa Gani Nuha, përpos kontributit të lartë përmendur si firmë, jepë kontribut të jashtëzakonshëm në komunitetin shqiptar dhe posaqërisht si nënkryetar në Unionin e Bizneseve në Gjermani.
Firmës Nuha GmbH, stafit, bashkëpuntorve dhe posaqërisht nënkryetarit tonë në UB, Gani Nuhës ju urojm rrugëtim të metëjshëm suksesi, e cila na bën krenar neve dhe gjithë diasporën shqiptare në Gjermani.