Nga Takimi i Drejtorit ekzekutiv të Unionit të Bizneseve, Fadil Abdullahu me Konsulin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Frankfurt z. Gëzim Gashi.

Temë e takimit ishtë bashkëpunimi i ndërsjellët në të gjitha pikat ekonomike.
Konsuli Gashi u shpreh i gatshëm që edhe Konsulata e Kosovës në Frankfurt do të vazhdoj të jetë në shërbim të Diasporës dhe Bizneseve të rrespektuara që veprojnë në këtë pjesë qendrore të Gjermanisë.
Unioni i Bizneseve pikërisht në Frankfurt do të startoj me themelimin e Degëve në Gjermani.
Më datën 4 Nëntor, ditë e Premte, nga ora 18:30 (për Adresën do njoftoheni në ditët në vijim) ftohen anëtarër e Unionit të Bizneseve, si dhe Kompanitë shqiptare-gjermane të Landeve: Hessen, Rheinland-Pfalz, Saarland dhe qytetit të Bayern-it Aschafenburg, që deshirojnë t’i bashkohen UB, të marrin pjesë në këtë takim.
Unioni i Bizneseve do të jetë zë i fuqishëm i ekonomik duke filluar nga Qarku/Kreisi, Landi e deri te niveli Federal Gjerman.
Së bashku në Union bëhet fuqia zhvillimore si për vendin ku jetojmë e veprojmë, ashtu edhe për Vendlindjet tona.
Për Informata ma të hollësishme:
UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V.
Südstr. 29
D – 53757 Sankt Augustin
Tel.: +49 (0) 211 88 250 220
+49 152 247 562 80
E-Mail: info@union-business.de