Takimi ne konsulaten e pergjithshme te Republikes se Kosoves ne Stuttgart

Në vazhdën e takimeve me përfaqësitë e Kosovës në Gjermani, ishte edhe takimi i Drejtorit ekzekutiv të Unionit të Bizneseve, Fadil Abdullahu me Konzulen e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Stuttgart zonj. Lumturie Lipoveci.
Drejtori Abdullahu ishte në shoqërim të Koordinatorit të UB për Landin Baden-Württemberg, afaristit të suksesshëm, Besim Preniqi.
Zonj. Lipoveci së bashku me Konsujt Besnik Miftari dhe Gramoz Berisha, ritheksuan gatishmërinë e tyre se sikurse edhe në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen, Unioni i Bizneseve ka shtëpinë e saj në ketë Konsulatë dhe do të ken për nder e privilegj që të vazhdojnë bashkëpunimin me UB në promovimin dhe përkrahjen e Bizneseve shqiptare-gjermane në këtë Republikë shumë të zhvilluar të RF të Gjermanisë.
Temë e takimit ishte edhe themelimi i Degës së UB në Stuttgart (Baden-Württemberg).
Më datën 11 Nëntor, ditë e Premte, nga ora 18:30, në adresen:
Wohninvest Open Stage
Lise-Meitner-Straße 3
70736 Fellbach,
ftohen anëtarër e Unionit të Bizneseve, si dhe Kompanitë shqiptare-gjermane të Landit Baden-Württemberg që dëshirojnë t’i bashkohen UB, të
marrin pjesë në këtë takim.
Unioni i Bizneseve do të bejë lidhjen e fortë të Bizneseve në Gjermani, si dhe do të jetë kontakti i drejtpërdrejtë i Bizneseve nga Vendlindja me tregun Gjerman dhe anasjelltas.
Së bashku e bejmë dallimim dhe fuqinë në ekonomi.
Për kontakt:
UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V.
Südstr. 29
D – 53757 Sankt Augustin
Tel.: +49 (0) 211 88 250 220
+49 152 247 562 80
E-Mail: info@union-business.de