Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Organizata GERMIN, vizitojnë Unionin e Bizneseve

Drejtorët e Organizatës “GERMIN” nga Kosova Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu si dhe Ardian Lekaj njëherit anëtar i bordit i GERMIN, si dhe kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me seli në Tiranë, ishin për vizitë në zyrat e Unionit të Bizneseve shqiptare – gjermane në Düsseldorf të Gjermanisë.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave, pas prezantimeve të aktiviteteve të GERMIN dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me seli në Tiranë, Kryetari i Unionit të bizneseve z. Nazmi Viqa dhe anëtarja e kryesisë Shkëndije Pacolli, shkëmbyen informata lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm në mes të këtyre shoqatave.

Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane, sikurse në të kaluarën edhe më tutje vazhdon bashkëpunimin me shoqatën GERMIN dhe të gjitha shoqatat të tjera të cilat kanë pikë të përbashkët përkrahjen dhe urën lidhëse të bizneseve në diasporë, me ato në vendlindje dhe anasjelltas.

Ku shoqata GERMIN, në fund të muajit prill, pra me datat 28-30,  do të sjellë në Gjermani një grup të grave në biznese, projekt të cilin dëshiron ta realizoj sëbashku me Unionin e Bizneseve.

Ndryshe Unioni i Bizneseve do të vazhdojë të përkrah secilën shoqatë apo organizatë të cilët janë të interesuar për zhvillimin e bizneseve si në Gjermani ashtu dhe në vendlindje.

Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani

Mars, Düsseldorf

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert