Bashkëpunimi në mes të Shoqatave dhe krijimi i mundësive për lidhjen e bizneseve të kësaj ane, në prag të themelimit të Degës së Unionit të Bizneseve në Stuttgart

Sekuncë nga takimi i përfaqësuesve të Unionit të Bizneseve, Drejtorit ekzekutiv, Fadil Abdullahu dhe Koordinatorit pë Republikën Baden-Württemberg, Besim Preniqi, me Kryetarin dhe disa nga anëtarët e Shoqatës kulturore gjermano-shqiptare ILIRIA me Seli ne Friedrichshafen.
Tema: Bashkëpunimi në mes të Shoqatave dhe krijimi i mundësive për lidhjen e bizneseve të kësaj ane, në prag të themelimit të Degës së Unionit të Bizneseve në Stuttgart, më datën 11.11.22.
Të pranishmit u njoftuan me strategjinë dhe objektivat e reja të Kryesisë së Unioni të Bizneseve, e cila do të shtrihet në çdo skaj të Gjermanisë dhe do të jetë afër secilit biznes, në menyrë që t‘i krijoj lidhjet mes tyre në formë sa më direkte e natyrale.
Kryetari i shoqatës ILIRIA, z.Arben Bakllava së bashku me aktivistin e kahmotshëm z. Ruzhdi Veseli, si dhe disa afarist shqiptar shumë të rresepktuar nga kjo anë, shpalosën aktivitetet e tyre dhe shprehën interesimin e tyre të vazhdojnë në mënyra të ndryshme kontributin dhe komunikimin për një të mirë të përbashkët.
Ishte për t‘u përshëndetur organizimi shpejt i sotëm, edhe pse për një kohë shumë të shkurtër i menduar, u organizua dhe mundësua nga Inxhinieri i statikës z. Fidan Sheqiri, dhe bashkëshortja e tij, zonj. Njomza Sheqiri, avokate, të cilët kan shprehur gatishmërinë e tyre të jenë anëtar të Unionit të Bizneseve.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen.
Erfolg verbindet!
Friedrichshafen, 06.11.2022