Prime Education

Kontakt:

Vjollca Blakaj
Drejtoreshë

Rr. Eduar Lir, Arberi

10000 Prishtine

Tel: +383 45 580 242
Email: vjollca.prime@gmail.com
Web: www.prime-ks.com

 

 

HISTORIKU I SHKURTËR I INSTITUCIONIT PËR ARSIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL PRIME EDUCATION

 

RIMEEDUCATIONështë themeluar në vitin 2017 dhe ka për qëllim pajisjen e kandidatëve me shkathtësitë e nevojshme që i bëjnë ata kompetentë për një profesion të caktuar në treg. Kandidatët në Prime Education do të kenë mundësinë të jenë pjesë e moduleve të ndryshme interaktive me qëllim të përgatitjes së tyre në mënyrë efikase për dinamikën e vendit të punës.

Vizioni ynë është të jemi institucion profesional lider në Kosovë dhe rajon që do të ofrojë një vend pune për çdo kandidat të certifikuar me merita të larta.

Prime Education (Institucion për Arsim dhe Aftësim Profesional – IAAP) do të ofrojë tre (3) paketa shërbimesh: (1) Programet Prime, (2) Trainimet Prime, dhe (3) Fillimet Prime.

Programet  Prime  janë programe (për kualifikime të caktuara) që do të ofrohen ekskluzivisht në Prime Education. Këto programe të arsimit dhe aftësimit profesional do të kombinojnë kryesisht tre elemente: modulet teorike, modulet praktike dhe kontributin në vendin e punës për të kualifikuar kandidatët për profesione të caktuara.

TrainimetPrime janë trajnime afatshkurtra profesionale për kandidatët e punësuar dhe të papunë. Këto trajnime do t’i pajisin pjesëmarrësit me aftësi të veçanta për një fushë të profesionit.

Fillimet Prime janë programe që do të merren me menaxhimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve fillestare në Prime Education.

PRIMEEDUCATION në vitin e parë akademik ka filluar të zhvillojë programet / kualifikimet:Zyrtar i Marketingut ,Zyrtar i Shitjes dheZyrtar i Burimeve Njerëzore.

Në vitin 2018 PRIME EDUCATION ka aplikuar dhe është në proces të akreditimit të programeve / kualifikimeve: Teknik i Agrobiznesit, Instalues i Ngrohjes Qëndrore, Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit, Instalues Elektrik, Metalpunues dhe Asistent i Kujdesit Social – Shendetsorë.

 

Objektivat e PRIME EDUCATION

  • Të zhvillojë dhe të mbështesë një mësimdhënie të shkëlqyer me staf me përgatitje të lartë profesionale e metodike.
  • Të ofrojë mësim që lehtësonë mundësitë e kandidatëve për punësim
  • Të zhvillojë dhe forcojë partneritetin me ndërmarrje, institucionin arsimin e mesëm nëpër vëndet më të zhvilluara në Europë
  • Të sigurojë edukim të vazhdueshëm për rritje profesionale, ekonomike dhe shoqërore
  • Të ofrojë aftësim teorik dhe praktik të kandidatëve
  • Të ofrojë nivel shkencor dhe aftësim ne teknologji bashkëkohore
  • Të ofrojë bashkëpunim të institucionit me shoqëritë tregtare për programet lëndore dhe zhvillimin e praktikave
  • Të nxisë shpirtin sipërmarrës nëpërmjet të mësuarit praktik dhe punës me projekte
  • Të ofrojë programe të reja arsimore
  • Të sigurojë kushte për marrjen e certifikatave/diplomave për kualifikime që janë në përputhje me standardet evropiane
  • Të sigurojë burime të ndryshme për financimin e arsimit profesional dhe tjera