Oda Ekonomike e Kosovës, „Oda e Unionit“
Anëtari i kryesisë së Unionit të Bizneseve, Bekim Borovci, së bashku me drejtorin ekzekutiv Fadil Abdullahun dhe zyrtaren e Unionit, Yllresa Shala, u takuan me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Unioni i Bizneseve e falenderoi z.Rafuna për kohën e ndarë për Unionin përgjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, takim ky i cili kishte për qëllim krijimin e lidhjeve, të njohjeve të këtyre dy shoqatave, shkëmbimin e përvojave, gjegjësisht plasimit të produkteve të Kosovës në tregun gjerman dhe anasjelltas, si dhe orientimin e investimeve të anëtarëve të Unionit të Bizneseve nga Gjermania në Kosovë.
Me një traditë 60 vjeçare që ka Oda Ekonomike e Kosovës, konsiderojmë që mund të jetë një partnere, një aleate e jashtëzakonshme e zhvillimit të raporteve të mëtutjeshme biznesore në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Z.Rafuna, na siguroi që Oda Ekonomike e Kosovës, do të jetë „Oda e Diasporës gjegjësit Oda e Unionit“ dhe është i gatshëm të bashkëpunoi ngushtë me strukturat e Unionit për një qëllim të përbashkët, kontributit për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet e radhës t’i zhvillojnë në Gjermani e në Kosovë dhe të fillojnë t’i prekin pikat konkrete të bashkëpunimit.
Suksesi krijon lidhjen!
Unioni i bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani
Hinterlasse einen Kommentar
An der Diskussion beteiligen?Hinterlasse uns deinen Kommentar!