TAKIMI I UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE-GJERMANE NË KOMPANINË WOLF GmbH BAUNTERNEHMEN NË FULDA

TAKIMI I UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE-GJERMANE NË KOMPANINË “WOLF GmbH BAUNTERNEHMEN” NË FULDA
Në kuadër të takimeve të shumta Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, ka vizituar Kompaninë prestigjioze “WOLF GmbH” në Fulda, me pronar afaristin z.Ukë Blakaj, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i Unionit të Bizneseve Gjermane-Shqiptare për Landin e Hesenit.
Kryesia e UB e përbërë nga Nazmi Viqa, kryetar dhe i shoqëruar nga drejtori i financave, Vllaznim Kelmendi, menaxhuesi, Skender Xhakaliu, si dhe koordinatorët Besim Preniqi- Baden Würtenmberg, Burim Hazrolli- Bavari, Marjan Kengji-Koblenz , Mentor Shehu-Bon, Kujtim Metaj-Heidelberg, Halit Rashiti-Koblenzs, dhe Ilmi Mustafa, afaristë, zhvilluan një takim me koordinatorin e UB për Hesen, Ukë Blakaj me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe realizimit të projekteve të UB-së në të ardhmen. Në vazhdën e takimeve të UB-së, sikurse edhe në takimin e fundit të mbajtur në Koblenz, poashtu edhe në Fulda, është biseduar për temat të ndryshme nga fusha e ekonomisë dhe afarizmit me qëllim të intensifikimit të aktiviteteve të UB-së, që kanë për qëllim antarësimet e reja në Union, rrjetizimin e afaristëve dhe mundësia e bashkëpunimit të afaristëve në projektet e përbashkëta. Afaristët pjesmarrës e prezentuan fillimisht afarizmin që e ushtrojnë aktualisht dhe pritjet e tyre ndaj Unionit pas antarësimit të tyre.
Me këtë rast afaristi Ukë Blakaj, falënderoi kryetarin , z. Nazmi Viqa, si dhe anëtarët tjerë të kryesisë dhe koordinatorët për vizitën si dhe përkushtimin e UB, me qëllim të rrjetizimit sa më të mirë të bizneseve shqiptare në Gjermani për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e afarizmit.