Vizitë në Konsulatën e përgjithshme të Republikës së Kosovës në München
Vizitë në Konsulatën e përgjithshme të Republikës së Kosovës në München
Drejtori i Unionit të Bizneseve, Fadil Abdullahu, së bashku me Koordinatorin për Republiken e Bayernit , njëherit afaristin shumë të suksesshëm, Burim Hazrolli, pronar i Kompanisë Hazrolli Group, u pritën nga Konsuli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në München, z. Afrim Nura.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi i ndërsjellët i Unionit të Bizneseve në Gjermani me Institucionet e Kosovës të përfaqësuara në Gjermani, me theks të veçant në Bayern, në fushën ekonomike.
Duke i identifikuar, promovuar e përkrahur bizneset shqiptare që veprojnë në këtë Republikë, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit me bizneset në Vendlindje.
Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve, Abdullahu e Hazrolli njoftuan Konsulin Nura edhe për strategjinë e re të kryesisë së Unionit të Bizneseve, që përmes riorganizimit të brendshëm të Unionit, me anë të degëve dhe strukturave të saj, të jetë sa më afer secilit anëtarë. Për këtë po bën edhe përgatitjet për organizimin edhe të Degës së UB në Bayern.
Edhe përfaqësia e Kosovës në Bayern, me Konsulin Nura, u shpreh e gatshme në përkrahjen e çdo iniciative që ka për synim bashkërenditjen e veprimeve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve shqiptar në Gjermani dhe përkrahjes së projekteve investive në Republikën e Kosovës.
Kuadri si dhe hapsirat e Konsulatës do të jenë në dispozicion të të gjithë ndërmarrësve shqiptar, potencoi z. Nura.
Unioni i Bizneseve do të jetë falënderues ndaj çdo përkrahje të Bizneseve, instuticioneve dhe shoqatave në rrugën e saj te suksesit.