Urimi per 28 Nentorin

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani, ua uron gjithë shqiptarëve festën e 28 nëntorit – ditës së shpalljes së pavarësisë së SHQIPËRISË.
Sot, kur festojmë Ditën e Flamurit, 28 nëntorin, nuk mund të mos i kujtojmë dhe përulemi me shumë pietet para të gjithë atyre burra e grave, trimave e trimëreshave, që me punën, veprat, gjakun dhe jetën e tyre arritën të bëjnë SHQIPËRINË dhe KOSOVËN.
Ta kujtojmë ditëlindjen e Komandantit legjendar ADEM JASHARI, si dhe përvjetorin e daljes publike të UÇK-së.
Derisa ne të gjallëve, kah do që na ka shpërndarë jeta e historia, na mbetet të punojmë fort për Shtetin dhe Kombin tonë, me të cilin ndihemi krenar gjithmonë dhe kudo.
Lavdi për të gjithë të rënët për Liri, Shtet, Komb e Flamur!
Zoti e bekoftë Shqipërine, Kosovën dhe mbarë Kombin Shqiptar!
Sank Augustin, 27.11.2022
Unioni i Bizneseve
Kryetari
Nazmi Viqa