Unioni i Bizneseve vizitë tek anëtari më i ri në Kosovë, “PROTEC”

Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, po vazhdon të vizitojë kompanitë që kanë synim tregun gjerman dhe t’ju krijojë lidhjet me anëtarët e Unionit të Bizneseve në Gjermani. Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve, Fadil Abdullahu, këto ditë vizitoi kompaninë njëherit fabrikën e dyerve dhe dritareve “PROTEC”, në Gjilan.
Abdullahu, përgjatë vizitës së tij në fabrikën “PROTEC”, është pritur nga pronari Xhemail Shabani, dhe Inxhinieri Labinot Arifi, me të cilet ka parë për së afërmi punën të cilën e kryen kjo fabrikë.
Me një staf të kualifikuar, hapësira të punës prej 5500m², materiale të kualtitet të lartë, e ajo që nuk mund të kaloj pa u venë re është teknologjia moderne e punës që mundëson ofrimin e produkteve cilësore dhe shumë të veqanta për tregun vendore dhe atë ndërkombëtar.
Ndryshe, fabrika “PROTEC” ka përvojë të gjatë mbi 25 vjeqare në prodhim, ku një pjesë të prodhimeve të tyre i plasojnë në projekte vendore kurse rreth 40 % të prodhimit është dedikuar per eksporte.
Njëherit kompania “Protec”, u bë anëtari më i ri premium i Unionit të Bizneseve në Kosovë dhe certifikata i’u dorëzua pronarit të Protec-it, nga drejtori Fadil Abdullahu.
Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani me zyrën e saj në Prishtinë do të qëndroj afër secilit anëtar të saj.
Suksesi krijon lidhjen!
UNIONI I BIZNESEVE
0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert