RTK Ekonomiks: Reportazh special nga Takimi Ekonomik i Unionit në Kehl, Gjermani
Takimi ekonomik në Kehl: Ura të reja bashkëpunimi dhe investimesh mes Kosovës dhe Gjermanisë 🇽🇰🇦🇱🇩🇪
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane shpreh mirënjohjen për të gjithë anëtarët e Unionit, anëtarët e Bordit dhe mbi 450 pjesëmarrësit që kontribuuan në suksesin e takimit ekonomik në Kehl të Gjermanisë.
Ngjarja mblodhi përfaqësues të bizneseve, institucioneve dhe diplomacisë, me synim forcimin e lidhjeve ekonomike, krijimin e partneriteteve të reja dhe nxitjen e investimeve mes bizneseve shqiptare dhe gjermane.
🤝 Një falënderim i veçantë për ministren Mimoza Kusari-Lila, për pjesëmarrjen dhe prezantimin e mundësive që ofron Kosova për investime nga diaspora dhe kompanitë e huaja.
Gjithashtu, falënderojmë kryetarin e Komunës së Kehl-it, Wolfram Britz, për mikpritjen dhe vlerësimin e kontributit të afaristëve shqiptarë në zhvillimin ekonomik të qytetit përmes investimeve të tyre.
Mirënjohje për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe emisionin Ekonomiks për mbështetjen dhe mbulimin mediatik të kësaj ngjarjeje. Përmes raportimit të tyre, takimi dhe mesazhet e tij për bashkëpunim, partneritete dhe investime u bënë të qasshme për një publik më të gjerë.
Takimi në Kehl dëshmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, institucioneve dhe diasporës shqiptare për të krijuar mundësi të reja ekonomike dhe për të nxitur investime që kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane mbetet i përkushtuar në ndërtimin e urave të qëndrueshme ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke i kthyer kontaktet në partneritete konkrete dhe investimet në mundësi zhvillimi.
Emisionin e plotë nga takimi ekonomik në Kehl, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. 👇



