Kryetari i Mitrovicës ndau mirënjohje për Unionin të Bizneseve Shqiptare- Gjermane në Gjermani
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Unionit të Bizneseve, Nazmi Viqa, së bashku me anëtaret e Kryesisë Vllaznim Kelmendi dhe Bekim Borovci, drejtorin ekzekutiv Fadil Abdullah si dhe zyrtaren e zyrës së UB në Prishtinë, Yllresa Shala, i cili ishte shumë falënderues me përkrahjen e unionit pas vërshimeve të ujit që kishte komuna e Mitrovicës.
Në këtë takim kryetari Hamza, ndau mirënjohje për kryetarin z. Viqa, në emër të Unionit të Bizneseve Shqiptaro- Gjermane në shenjë falënderimi për vullnetin dhe kontributin e dhënë gjatë përballjes me vërshimet në Komunën e Mitrovicës.
Gjatë takimit të dy palët shkëmbyen informacione rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm të Unionit të bizneseve dhe komunave, në veçanti me komunën e Mitrovicës.
Kryetari Hamza, ishte i gatshëm për të gjithë anëtarët të cilët kanë interesim që të investojnë në Mitrovicë që t’ju vë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e komunës, në mënyrë që investitorët nga diaspora, anëtarët e bizneseve gjatë investimeve të ndihen si në shtëpinë e tyre.
Kryetari z.Viqa informoi të parin e komunës rreth Unionit të Biznese dhe informoi se anëtarët e Unionit do të nxiten që investimet e tyre t’i orientojnë edhe në këtë komunë.
Poashtu Unioni falënderoi shumë edhe Fehmi Ferati për përkrahjen, i cili gjatë kohës së shpërndarjes së ndihmave së bashku me anëtarët e Unionit të Bizneseve dhanë një kontribut organizativ që gjithçka të dorëzohet me kohë tek nevojtarët e dëmtuar pas përballjes me vërshime.
Suksesi krijon lidhjen!
Unioni i bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani
Hinterlasse einen Kommentar
An der Diskussion beteiligen?Hinterlasse uns deinen Kommentar!