Unioni i biznese viziton anëtarin më të ri Premium LIRIDONI DISTRIBUTION

Unioni i Bizneseve gjermane-shqiptare në Gjermani, me anëtarët e kryesisë Vllaznim Kelmendi, Bekmi Borovici, drejtorin ekzekutiv Fadil Abdullahu si dhe zyrtarja e Unionit Yllresa Shala, vizituan kompaninë Premium të Unionit, “LIRIDONI DISTRIBUTION”, në Kosovë.
Anëtaret e Unionit, gjatë vizitës së tyre në Kompaninë “LIRIDONI DISTRIBUTION”, janë pritur nga pronari Zekë Jasiqi e Arianit Jasiqi, ku shkëmbyen informata për objektivat e Unionit se si dëshiron të prezantohet në Kosovë përmes zyrës së saj.
Zeka, poashtu bëri një prezantim të kompanisë së tij duke treguar se si nëpër vite ka arritur që të jetë njëra ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë.
“Përmes viteve, LIRIDONI DISTRIBUTION është fokusuar në shpërndarjen e pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike (duke përfshirë markat më të mira të botës të cilat ishin futur në Kosovë për herë të parë). Pastaj, kompania u përqendrua në industrinë e ushqimit dhe prodhimit”, tha Zeka.
Pronari Zeka la të kuptohet për mundësi bashkëpunimi dhe ishte mirënjohës për prezantimin e diasporës këtu në Kosovë.
Suksesi krijon lidhjen!
Unioni i bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani
0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert