Ambasada e Gjermanisë dhe Unioni të bashkuar për një qëllim, atë të zhvillimit ekonomik
Unioni i Bizneseve gjermane – shqiptare, në Gjermani, në përbërje të disa anëtarëve të Kryesisë së bashku me menaxhmentin e UB, vizituan Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, ku u pritën nga shkëlqesia e tij, Ambasadori z. Jörn Rohde dhe z. Matthias Conrad, zv Ambasador, njëherit anëtar i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Temë e diskutimit ishte informimi i përfaqësuesve të shtetit Gjerman në Kosovë lidhur me aktivitetet, qëllimet dhe strategjinë e Unionit të Bizneseve, si dhe hapjes së zyrës së UB në Prishtinë për të forcuar këto funksione.
Ambasadori Rohde falënderoi për vizitën dhe u shpreh i gatshëm që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me UB si dhe së bashku të mund të lëvizen para proceset ekonomike duke i kushtuar theks të veçantë investimeve.
Ambasadori i nderuar vlerësoi rolin e Diasporës duke shpresuar në investime të mëtutjeshme.
Edhe Zv. Ambasadori, z. Conrad, i cili është shumë aktiv në përkrahjen e bizneseve Gjermane dhe Kosovare në zgjerimin e veprimtarive të tyre, e sheh si të rëndësishme hapjen e zyrës së UB në Prishtinë si dhe angazhimin që produktet dhe shërbimet nga Kosova përmes UB të mund t‘i çasen tregut në Gjermani.
Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve shprehën falënderimin e tyre dhe të anëtarëve për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhëne dhe po jep shteti Gjerman për popullin dhe ekonominë e Kosovës.
Diaspora nga Gjermania llogaritet se është një nga kontribuesit më të mëdhenj të investimeve në Kosovë, dhe dëshira e vullneti është që këto investime të rriten si në vëllim ashtu edhe në strukturë.
Ishte mendim i përbashkët se sa më të organizuara që do të jenë shoqatat dhe bashkëpunimi mes tyre, edhe investimet dhe zhvillimi ekonomik i gjithmbarshëm do të jetë më i madh dhe më efektiv.
Unioni i Bizneseve.
Suksesi krijon lidhjen!
Hinterlasse einen Kommentar
An der Diskussion beteiligen?Hinterlasse uns deinen Kommentar!