Unionit të Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani mbajti mbledhjen e saj të parë për vitin 2023

Kryesia e Unionit të Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani mbajti mbledhjen e saj të parë për vitin 2023.

Realizimi i objektivave të prezantuara në Kuvendin e vitit të kaluar do te vazhdojë të jetë prioritet për Kryesinë, Degët, Koordinatorët dhe Menaxhmentin.

Për të qenë sa më afër anëtarëve të saj, themelimi i Degëve në München, Berlin, Hamburg e Düsseldorf do të vazhdojë përgjatë pjesës së parë të vitit 2023. Derisa nuk do të mungojnë as aktivitetet tjera në përkrahje të anëtarëve për projekte të rëndësisë së përbashkët.

Sikurse edhe në të kaluarën, anëtarët e Unionit të Bizneseve do të mobilizohen të kontribuojnë edhe në raste emergjente, siç ishte aksioni me pako ushqimore për Komunat Skenderaj e Mitrovicë.

Bashkëpunimi me shoqata, institucione, e organizata tjera në Gjermani e Kosovë do të zhvillohet në nivel të respektit të ndërsjellët.

Kompanive nga Vendlindja do të punohet t‘i krijohet çasje ma e lehtë në tregun gjerman duke nxitur bashkëpunimin me ndërmarrje shiptare-gjermane qe veprojnë në Gjermani.

Përmes zyrës në Prishtinë Unioni i Bizneseve ka krijuar mundësinë e lidhjes së shpejt të bizneseve nga Kosova me anëtarët e saj në Gjermani dhe anasjelltas.

Suksesi krijon lidhjen!

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert