Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve (UB), vizitojnë kompaninë Shala Bau GmbH

Kryetari i Degës së UB për Baden Ëürttemberg z. Besim Preniqi, i shoqëruar nga Drejtori ekzekutiv i UB z. Fadil Abdullahu, vizituan njërin prej anëtarëve të kamotshëm të UB, z. Eqrem Shala në kompaninë e tij Shala Bau GmbH në Ëesthausen të Republikës BË.

Shala bëri një prezantim të shkurtër të Kompanisë së tij me mbi 35 të punësuar standard, pa përfshirë edhe të angazhuarit tjerë të jashtëm në projekte të caktuar. Shala Bau, si kompani ndërtimore e themeluar që nga viti 2004, aktualisht partner i çmuar i Telekomit gjerman në procesin e dixhitalizimit dhe shpërndarjes së rrjetit të tyre në disa qytete të BE, është një shembull i rritjes stabile për vite.

Eqrem Shala, një kontribuues edhe brenda komunitetit shqiptar, u shpreh i gatshëm që përmes aktiviteteve të UB, të kontribuoj që afaristët shqiptar në Gjermani të kenë një adresë të saktë e profesionale për përfaqësimin e tyre.

Preniqi dhe z. Abdullahu falënderuan për mikpritjen dhe shprehën zotimet e tyre që përmes UB do të qëndrojnë afër bizneseve tona të respektuara.

Unioni i Bizneseve do të jetë ura lidhëse dhe zëri i tyre i fuqishëm.

Erfolg Verbindet – Suksesi krijon lidhjet.

Unioni i Bizneseve shqiptare gjermane në Gjermani.

0 Kommentare

Hinterlasse einen Kommentar

An der Diskussion beteiligen?
Hinterlasse uns deinen Kommentar!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert