Kryetari i Vushtrrisë viziton Unionit të Bizneseve në Düsseldorf
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Ferat Idrizi i shoqëruar nga Nënkryetari z. Shpëtim Zhegrova ishin sot në vizitë në zyrat e Unionit të Bizneseve në Düsseldorf.
Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve (UB) z. Fadil Abdullahu së bashku me anëtarin e Kryesisë dhe sekretarin, z. Nexhmedin Veliqi, duke i uruar mirëseardhje mysafirëve nga Vushtrria, njoftuan ata lidhur me objektivat dhe aktivitetet aktuale të UB si dhe gatishmërinë që lidhja e bizneseve nga Diaspora me vendlindjen të jetë në fokus të veçantë.
Kryetari Idrizi, duke u falënderuar te të gjithë anëtarët e UB për përkrahjen dhe përkujdesin e vazhdueshëm ndaj vendlindjes, shprehi gatishmërinë që të ofroj në dispozicion të gjitha resurset e Komunës së Vushtrrisë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit të bizneseve nga kjo Komunë me anëtaret e UB në Gjermani.
Komuna e Vushtrrisë, ka lansuar një platformë online për regjistrimin e bizneseve nga Diaspora, kjo me te vetmin qëllim që të mund të sigurohen informacione rreth planifikimit sa ma të mirë të një bashkëpunimi të përbashkët.
Gatishmëria e tij dhe stafit të tij do të jetë në nivelin ma të lartë për të gjithë ato biznese që dëshirojnë të investojnë në vendlindje, gjegjësisht që promovojnë plasimin e produkteve nga kjo Komunë në tregun gjerman, theksoi Kryetari Idrizi.
Ishte dakordim i dyanshëm që në bashkëpunim me Kryesinë dhe menaxhmentin e UB, të organizohem edhe takime e tryeza të përbashkëta për të gjithë anëtarët e UB për të prezantuar projekte konkrete dhe mundësi investimi, apo shkëmbimi përvojash me komunën e Vushtrrisë.
Düsseldorf, 25.01.2023
Hinterlasse einen Kommentar
An der Diskussion beteiligen?Hinterlasse uns deinen Kommentar!