Gazeta gjermane shkruan për sukseset e kompanisë së Sef Gutaj
Viteve të fundit shkruajmë e dëgjojmë për suksese të ndryshme të shqiptarëve nëpër botë, në profesione të ndryshme. E një sukses të tillë ka arritur Sef Gutaj, 42 vjeçar, pronar i kompanisë BSL Metallverarbeitung (përpunim i metaleve), i cili është edhe anëtar i Unionit të bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani.
Gazeta gjermane “Westfälische Nachrichten”, ka shkruar një artikull për suksesin dhe ecurinë e tij në kompaninë e të cilën ai e udhëheqë duke ju referuar si një shembull i integrimit të suksesshëm.
Sipas gazetës gjermane, Gutaj, me të marrë udhëheqjen e kësaj kompanie në vitin 2013, ka filluar më 7 punëtor kurse tani ka mbi 30 të punësuar.
Në kompaninë të cilën e udhëheqë Sef Gutaj, ishte për vizitë Frank Tischner, shefi ekzekutiv i shoqatës së zejtarëve të distriktit në Steinfurht Warendorf, i cili tha se: “Përpunimi i metaleve ne BSL është një shembull i shkëlqyer i mundësive se si mund të arrihen përmes përshkueshmërisë në sistemin tonë arsimor dhe se si mund të funksionojë integrimi”.
Gutaj në artikullin e publikuar ka folur për ecurinë, vështirësitë dhe sukseset, ku ka përçuar edhe një mesazh për të rinjtë se më punë mund të arrihet gjithçka.
Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, krenohet me rezultatet e sukseset e të gjithë afaristëve shqiptarë kudo që jetojnë dhe veprojnë, dhe në këtë rast, i inkurajon pëprunuesit e metaleve nga Gjermania e Vendlindja që të gjejnë mënyra të bashkëpunimit me biznese të cilat janë pozicionu fuqishëm dhe janë të strukturuar në tregun gjerman.
Erfolg verbindet!
Suksesi krijon lidhjen!
Hinterlasse einen Kommentar
An der Diskussion beteiligen?Hinterlasse uns deinen Kommentar!