Takim pune i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, më datë 09.09.2021 në Frankfurt ka mbajtur dy takime të njëpasnjëshme njoftuese dhe informuese me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Këto takime janë mbajtur me rastin e prezantimit të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren nga GIZ (Hans-Jürgen Cassens, Drejtor ITP) dhe Germin (Lirim Krasniqi, bashkëdrejtues në Germin).

Në këto takime ku prezent ishte kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani, Nazmi Viqa, së bashku me anëtarët e kryesisë dhe koordinatorët, Ministrja Hajdari kishte shprehur dëshirën që të njihej më për së afërmi me punën e këtij Unioni, me ç’rast ajo u njoftua për tërë veprimtarinë e deritanishme të tij, qëllimin dhe kërkesat që ky Union ka kundrejt qeverisë dhe ministres në fjalë.

Nga ana e saj edhe Ministrja e ka njoftuar Unionin për mundësitë e bizneseve të diasporës dhe ndërmarrësisë, dhe gjetjen e mënyrave që të bëhen sa më shumë lehtësime administrative për zhvillimin e afarizmit në Kosovë dhe tejkalimin e barrierave në fushën e sipërpërmendur për investime dhe hapjen e rrugëve për këto investime.

Takimet në përgjithësi kishin karakter të njohjes reciproke nga të dyja palët, të cilat kanë shtruar idetë dhe synimet që në të ardhmen të punohet edhe më fort në fushën e afarizmit dhe ndërmarrësisë në diasporë dhe Kosovë.

Zur Bereitstellung von Diensten verwenden wir Cookies. Durch die Nutzung dieser Website stimmen Sie zu.