Unioni viziton ambasadën kosovare në Berlin

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj, i shoqëruar nga Ministrja Këshilltare Valëza Oruqi dhe Sekretari i Dytë Jeton Pireva sot kanë pritur Delegacionin e Kryesisë nga Unioni i Bizneseve shqiptaro- gjermane në krye me Kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Kryesisë, Gani Nuha, Vllaznim Kelmendi, Nexhmedin Veliqi, Faton Blakqori dhe Bekim Borovci.

Në këtë takim u bisedua gjerësisht për konsolidimin e bashkëpunimit mes Misionit të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe Unionit si njërën prej organizatave më të fuqishme të shqiptarëve në Gjermani. Ambasadori Cufaj ka falenderuar Kryetarin Viqa dhe udhëheqësinë e Unionit për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën dhe ka potencuar rëndësinë që organizata si Unioni të jenë edhe më të pranishme qoftë në Kosovë ashtu edhe në Gjermani.

 

Mehr …