Union Business Donator i fuqishem nga Diaspora per Kosoven

“Fotot e sotme dëshmojnë fuqishëm përkushtimin e Diasporës shqipëtare nga Gjermania për Kosovën.” – keshtu shkruan revista Kosovarja per UB.

Ne vazhdim nje esktrakt nga artikulli i plote:

“Biznesmeni i njohur Lazim Destani nga kompania “Ekolog” një herit president nderi i Unionit të Bizneseve shqiptare në botë,
së bashku me, Nazmi Viqa ( AWR Abbruch GMBH) kryetar i Unionit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Remzi Ejupi pronar i “Eurokoha” ,
si dhe Vellaznim Kelmendi drejtor i Unionit te bizneseve shqiptare në Gjermani, vizituan “Jaha Solar” në Sllatinë- Fushë Kosovë ( me pronar Fadil Hoxha bashkatdhetarë nga Gjermania).

Gjatë qëndrimit aty, biznesmenët kosovarë u njoftuan nga afër me ndikimin dhe pasojat e pandemisë, si dhe mundësitë e mëdha që e presin Kosovën në të ardhmen e afërt.
Gjithashtu optimist për të ardhmen ekonomike të vendit, është shprehur edhe Pronari i Jaha Solar F. Hoxha, i cili ftoi bashkatdhetarët që të investojnë në vendin tonë.
“Kosova ka plote përparësi të pashfrytëzuara sa duhet deri tani nga investitorët Evropiane. Ejani ejani e investoni ne Kosove sepse ia vlenë shume për te ardhmen e atdheut tone”, tha investitori nga Gjermania”