Unioni në krye me z.Nazmi Viqa viziton kompanitë anëtare të saj dhe partnerë të rinj afarist në Kosovë

Kryesia u Unionit e drejtuar nga z. Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit u mirëpritën nga disa kompani
në Kosovë dhe nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Kompanitë dhe institucionet e vizituara ishin Bavaria, AlTrade, Kosova Model (anëtare e Unionit) ,
OEGJK, Ciao Berto (anëtare e Unionit) dhe Stone Castle.
Njëri prej fokuseve të bisedave gjatë takimeve ishte mbështetja e kompanive kosovare nga
Unioni për plasimin e produkteve të tyre në tregun gjerman.
Shembulli i kualitetit të punës dhe përpikshmërisë gjermane ishte ajo që vërteton edhe më
shumë emrin Bavaria.
Ndërsa AlTrade na njoftoj më afër me ndërtimin dhe punën e shkollës së mesme profesionale
si sistem dual, i hartuar nga ekspertët e shkollave gjermane. Njëra nga risit në sistemin shkollor kosovar.
Kosova Model, anëtare e Unionit, e cila tanim veq ka filluar ti plasoj prodhimet e saj në tregun
gjerman, tregon bindshëm që kualiteti i prodhimeve nga Kosova është i lartë dhe i gatshëm ti dal
përballë edhe një tregu internacional dhe konkurrues, siq  është edhe Gjermania.
Me OEGJKO dhe zv. Ambasadorin, z.Jan-Axel Voss, me të cilën kemi bashkëpunim
shumëvjeçar, biseduam rreth intensifikimit dhe krijimin e një sinergjie të re procesesh në muajt e ardhshëm.
Ishte shumë impresionuese edhe vizita në vazhdim e fabrikës së re Ciao Berto, anëtare e Unionit.

Në Stone Castle pasë vizitës së kompleksit përpunuës të vërës u mirëprite Unioni me një darkë solemne , ku Stone Castle edhe u bë anëtare e Union-it.

Në emër të Kryesisë dhe gjithë anëtarëve të Unionit i falënderojmë të gjithë nikoçirët e lartëpërmendur për pritje
miqësore dhe këmbimin e bisedave informative së bashku për një të ardhme më të frytshme
afariste.

Zur Bereitstellung von Diensten verwenden wir Cookies. Durch die Nutzung dieser Website stimmen Sie zu.