Konferenca e Diaspores dhe Investitorëve në Prishtinë.

Konferenca e Diaspores dhe Investitorëve në Prishtinë.

Të nderuar ministra,

Zonja e zotërinj,

Bashkatdhetarë,

Të nderuar të pranishëm,

Të nderuara media,

Fjalimi i një mërgimtari nuk mund të jetë pa përmbajtje emotive, sidomos në ditën të cilën ne po e shënojmë sot, dhe kujtimet për të kaluarën.

Para 25 viteve në Gjermani, kishe shumë shqiptarë, por pak kishte biznese, aq pak sa që mund të numëroheshin në gishta të dorës. Ndërsa sot, nuk ka ndonjë statistikë të saktë të bizneseve me pronar shqiptarë.

Çdo mërgimtar e ka historinë dhe dramën e vet, çdo mërgimtar ka një ëndërr e cila është: “Si ta zhvilloj vendin e tij, të prejardhjes sikurse vendin në të cilin jeton”.

Mbase, ne jetojmë në një shtet i cili ka zhvillim të hovshëm, rend dhe ligje, megjithatë nuk ishte e lehtë të ndërtohet një shtet duke filluar nga niveli zero.

Një anëtarë të cilin e kemi sot në Unionin, kur kishte ardhur në Gjermani në vitin 1990, në ditët me shi, kishte zbritur në një stacion treni. I lodhur e i dërrmuar, pa shpresë, pa adresë.

Vetëm pas 15 viteve, atij i kujtohet se ndërmarrja e tij të cilin ai e kishte themeluar, kishte fituar tenderin që ta rinovonte, pikërisht ketë stacion, i cili kishe qenë adresë e parë për të, me t’u larguar nga vendlindja.

Në shekullin XVII dhe XVIII, emigrantet suedez të cilët emigruan në Amerikë, ishin mjeshtrit më të mirë të drurit. Deri sa një ditë ishin mbledhur dhe kishin vendosur, të kthehen dhe të drejtojnë vendin e tyre Suedinë, të cilën e njohim të gjithë ne.

Diaspora dhe përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në diasporë dhe bashkë më partneret e tyre në regjionet gjermanofolëse, kanë një potencial të fuqishëm dhe përvojë të mjaftueshme, e profesionalizëm për të sjelle në Kosove kuadro dhe kapacitete profesionale. Andaj mbetet ne anën Tuaj që t’i artikuloni kërkesat dhe ta hulumtoni deficitin e punës.

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, të nderuar të pranishëm,

Mërgata është e vetëdijshme së Kosova po kalon në një situatë shumë të vështirë, në procesin e ndërtimit dhe transicionit, por ky fakt nuk i arsyeton vonesat, sepse në këtë periudhë duhet së bashku të hyjmë në fazën e ndërtimit dhe zhvillimit ekonomik.

Çdo investim përveç anës sociale, ka interesin si fundament dhe qëllim final. Mbetet në përgjegjësinë e institucioneve vendore që të krijojnë kushte dhe lehtësime administrative për investimet e diasporës.

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani ka këto propozime:

Ndërtimi i strategjisë për partneritet ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe atyre të Diasporës.
Sportelet e dedikuar për investime.
Stimulimet dhe lehtësimet administrative.
Zonat ekonomike për investimet nga diaspora.
Siguria ekonomike dhe sundimi i ligjit.
Infrastruktura dhe siguria.
Të nderuar të pranishëm,

Kosovarët nuk duhet të presin për aksione humanitare nga diaspora, por për investime serioze dhe vende të reja të punës dhe ta zhvillojmë së bashku Kosovën.

Ju faleminderit!

Image may contain: 7 people, people sitting

 



Zur Bereitstellung von Diensten verwenden wir Cookies. Durch die Nutzung dieser Website stimmen Sie zu.