UB kërkon: Asistent/e Ekzekutiv/e e Zyrës së Unionit të Bizneseve Dega në Prishtinë

Rreth Unionit të Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani

.

Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe gjermane në Gjermani u themelua në Tetor 2013 si një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse në Këln (Köln) të Republikës Federale të Gjermanisë.

UB mbështet zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe vendlindjeve tjera përmes promovimit të projekteve që përqendrohen në mbështetjen e ndërmarrjeve të reja, si dhe inciativa të ndryshme arsimore afatshkurtra dhe afatgjata në bashkëpunim me institucionet vendore brenda kornizave ligjore. Qëllimi i UB është të krijojë një rrjet të qëndrueshëm të kompanive shqiptare-gjermane dhe institucioneve përkatëse në mënyrë që të jenë një derë e rëndësishme për marrëdhëniet bilaterale të mund të mbetet e hapur për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe vende tjera ku jetojne shqiptarët.

Për arritjen e këtij qëllimi, Unioni i Bizneseve ka vendosur themelimin e degëve të ndryshme në Gjermani, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Duke filluar së shpejti në Prishtinë do të hapet Zyra e Unionit të Bizneseve në Prishtinë, si degë e jashtme e këtij Unioni.

Detyrat

.

  • Mbështetja telefonike e zyrës (pranimi dhe bërja e telefonatave)
  • Organizimi i takimeve;
  • Përpunimi dhe kujdesi për rreth postës, administratës dhe komunikimit elektronik;
  • Aktivitete të përgjithshme të shkrimit si korrespodenca, raporte, etj.
  • Kujdesi dhe mirëmbajtja e arkivës;
  • Pritja dhe kujdesi për vizitorë, mysafir dhe anëtarët;
  • Organizimi dhe administrimi i mjeteve të nevojshme të zyrës për punë;
  • Mbledhja dhe përpunimi i informacioneve sipas kërkesës;
  • Organizimi, përgatitja dhe mbështetja e takimeve dhe eventeve, mbajtja e protokolleve të takimeve
  • Organizimi dhe procedurat rreth faturimit të udhëtzimeve dhe shpenzimeve tjera;
  • Punë përgatitore rreth çështjeve të kontabilitetit dhe përgatitjen mujore të lisës së pagave dhe projekteve.

Profili i kandiatit/es së kërkuar

.

  • Diplomë bachelor apo në përfundim të studimeve;
  • Përdorimi i MS Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe në të folur në gjuhën gjermane (së paku B2) dhe shqipe. Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Merr përsipër përgjegjësi personale;
  • Dëshiron dhe mund të bëj punë ekipore;
  • Mendon dhe punon bashkërisht me menaxhmentin në realizimin e projekteve;
  • Elasticitet, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri ndaj stresit;
  • Përpunim i shpejtë, i kujdesshëm dhe i besueshëm i detyrave të përcaktuara;
  • Konfidencial me të dhënat dhe informacionet që trajton;
  • Eshtë vet-organizativ dhe ka talent në organizimin e punëve të përditshme të zyrës;

Cfarë ju ofrojmë

.

  • Klimë e këndshëme të punës me kolegë/e që mbështesin njëri-tjetrin;
  • Kolegë dhe ekip të motivuar dhe ambient pune që nxit çasje inovative;
  • Orar i plotë pune: e Hënë e Premte
  • Pagesë sipas standardeve të tregut, bonuse dhe pagesa shtesë në projekte;
  • Nje ambient pune multinacional, bashkëpunimi me njerëz të kulturave dhe kombeve të ndryshme;
  • Mundësi të jashtëzakonshme të avansimit profesional dhe personal;
  • Trajnime sipas nevojes dhe interesave të të punësuarit;
  • Udhëtime të punës në Kosovë, rajon dhe Evropë.

Dokumentet dhe afatet e aplikimit

.

  • CV Tabelare në gjuhën gjermane, angleze apo shqipe;
  • Letër motivuese në gjuhë gjermane;
  • Dëshmitë mbi njohuritë e gjuhës në nivelin B2 në të shkruar dhe folur.

Afati i fundit për aplikim në këtë pozitë është data 31.08.2022. Aplikimi bëhet në emailin: info@union-business.de , duke shënuar në subjekt: Aplikim: “Asistent/e  Ekzekutiv/e e Zyres së UB në Prishtinë. Vetëm aplikacionet premtuese do të ftohen për intervistë.