Takimi i UB me Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Kosovë

Sot kryesia e Unionit te bizneseve shqiptaro-gjermane, ne perberje, Nazmi Viqa-kryetar,
Zenun Krasniqi-nënkryetar, Vllaznim Kelmendi-Drejtor per financa,
Nexhmedin Veliqi-Sekretar, Remo Rashica dhe Bekim Borovci- anëtar kryesie, u pritën në një takim pune nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Kryetarit Rama i shprehëm urimet me te sinqerta per marrjen e detyres se kryetarit të Prishtinës duke i shprehur gadishmerine tone për shtrirje të bashkepunimit në të gjitha fushat në interes publik por edhe në interes të perbashket .
Nga kryetari Rama u informuam per aktivitetet e ti te gjertanishme dhe per programin e ti transformues të kryeqendres se Kosovës.
Gjithashtu mësuam që komuna e Prishtinës së shpejti do e krijon zyrën për Diasporen e cila do jetë dera e pare institucionale ne nivelin lokal per nevojat e pjestarëve të Diaspores por edhe per komunitetin e biznesit nga Diaspora.