Takim me ambasadorin kosovar në Berlin

Sot, anëtari i Bordit Bekim Borovci, i shoqëruar nga Faton Blakqori, u prit si përfaqësues i Unionit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, z. Faruk Ajeti.
Temat e diskutimit gjatë takimit ishin ekonomia e Kosovës dhe krijimi i lidhjeve të vazhdueshme me tregun gjerman. Ambasadori falenderoi kontributin e kompanive shqiptare në Gjermani në fushën e investimeve në Kosovë, të cilat ndihmojnë në rritjen e zhvillimit të ekonomisë, promovimin dhe marketingun e produkteve dhe shërbimeve nga Kosova në Gjermani.
Bekim Borovci, në emër të Kryetarit të Bordit, z. Nazmi Viqa, shprehu mirënjohjen e tij për iniciativën e Ambasadorit për krijimin e kontakteve dhe zhvillimin e çështjeve të përbashkëta ekonomike me kompanitë në Gjermani me rëndësi të veçantë për zhvillimin e Kosovës.