UNIONI I BIZNESEVE SHQIPTARO-GJERMANE, BARTËSE E PROCESIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e një parku industrial për bizneset nga Diaspora, i nënshkruar në konferencën ekonomike, në mes Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, Ministrisë së tregtisë dhe industrisë si dhe Ministrisë së Diasporës dhe investimeve strategjike, po hapë një kapitull të ri në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, ngritjes së mirëqenjes ekonomike si dhe zvogëlimit të papunësisë.
Të tre akterët e nënshkrimit të Memorandumit do i qasen përmbushjes së obligimeve të tyre që sa më parë ti kemi vetëm në fazën e parë rreth 40 biznese nga Diaspora të cilët do hapin ndërmarrjet e tyre prodhuese, në parkun industrial të diasporës në Malishevë.

KOSOVË PËR TY PO VINË DITË MË TË MIRA!

Sot konsideroj që është një ditë shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës po bën hapin e parë për afrimin e investitorëve tanë, investitorëve të diasporës, në mënyrë që ashtu siç kanë kontribuar për mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit tonë për dekada me radhë, ashtu siç kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës, tash është koha që të kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik.

Endrit Shala- Ministër i tregtisë dhe industrisë, Kosovë

Në këtë forum Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane ishte i përfaqësuar me prezencën e mbi 70 kompanive anëtare.

Projekti i dytë i radhës i afaristëve shqipëtar nga diaspora është krijimi i shoqërisë aksionare, e cila rreth vetës do grumbullon afaristët më të suksesshëm shqiptarë në Diasporë me qëllim të krijimit të fondit të përbashkët për investime kapitale në Kosovë.

Bekim Brestovci | 25.05.2019

via Facebook – https://www.facebook.com/bekim.brestovci.7/posts/1276907789140340

Zur Bereitstellung von Diensten verwenden wir Cookies. Durch die Nutzung dieser Website stimmen Sie zu.