Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UBSHGJ), Nazmi Viqa, anëtari i kryesisë së këtij unioni, Bekim Brestovci dhe sekretari Nexhmedin Veliqi kanë realizuar shumë takime gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Z.Viqa dhe Brestovci janë pritur në një takim nga ministri i Diasporës, Valon Murati, pastaj janë pritur në një takim edhe nga drejtori gjeneral i “RTK”-së, Mentor Shala, drejtori teknik Arber Ibrahimi dhe drejtori për marketing Arian Sahiti.
Po ashtu, Viqa dhe Brestovci kanë vazhduar vizitën e tyre në “Ciao Berto”, ku u pritën nga vëllezërit Krasniqi.
Ata kanë vizituar edhe firmën “Alfa.i” anëtar Premium i UB me pronare Halil Jahaj. Gjithashtu udhëheqja e Unionit të Bizneseve shqiptaro-gje rmane ka vizituar edhe objektin e emisionit “Odeon”, dhe po ashtu, kanë vizituar edhe firmën “CEO” me pronar Bekim Xhafa.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting, suit and indoorImage may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor