Unioni i Bizneseve në Gjermani i ka ndarë 100 bursa

Unioni i Bizneseve Gjermano-Shqiptare në Gjermani i ka ndarë 100 bursa për studentet femra të Universitetit të Prishtinës si dhe disa bursa për studentët e Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë.

Nazmi Viqa, kryetar i këtij Unioni tha se janë ndarë 100 bursa me nga 100 euro në muaj për secilën studente.

Kurse Vllaznim Kelmendi nga ky Union, tha se ashtu siç është premtuar, ndarja e bursave do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane vitin e kaluar i ka ndarë 35 bursa.

Image may contain: 2 people, people standing and suitImage may contain: 2 people, people sitting and indoor