Brestovci: Pesë mijë persona u punësuan në Gjermani

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, po angazhohet që bizneset gjermane të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Po ashtu ky union po punon që të punëkërkuesit kosovarë të punojnë edhe në Gjermani.

Bekim Brestovci, nënkryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, ka deklaruar se pjesëmarrja në “Panairin e punës”, në Prishtinë, është një mundësi që punëkërkuesit të shikojnë mundësitë për punësim në Gjermani.

Ai ka thënë se ka pasur shumë aplikime. “Procedurat nuk janë shumë të lehta. Ka stërzgjatje të procedurave. Kemi pasur diskutime për këtë”, ka thënë ai. Sipas tij numri i kosovarëve që punojnë në Gjermani është i madh. ‘Rreth 5 mijë persona po punojnë në bazë të ligjit të ri gjerman nga janari i viti 2016”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Brestovci, ka bërë me dije se Kosova është duke shkuar mirë. “Deri tani kemi shumë anëtarë të unionit që po investojnë në Kosovë. Ne do të donim të ishte më mirë në Kosovë. Do të donim të flisnim më shumë për ekonominë”, ka thënë ai. Sipas tij njerëzit duhet të kenë më shumë qasje në ekonomi. Ai ka bërë me dije se po shikojnë mundësitë që të sjellin më shumë investime në Kosovë.
Sipas tij në bazë të ligjit gjerman, kontratat do të jepen për tre vite. Ai ka thënë se për investimet gjermane që do të mund të vijnë në Kosovë, ka shumë pengesa. “Përgatitja kadrovike është problem i madh. Tjetër problem është siguria dhe gjykatat”, ka thënë ai